KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shiroka Pula kërkon mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Shiroka Pula kërkon mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka zhvilluar një takim bilateral me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të takimit të liderëve të Iniciativës Rajonale Brdo-Brijuni, që po mbahet në Ohër.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit është vlerësuar bashkëpunimi i mirë ndërmjet dy vendeve dhe dinamika pozitive e marrëdhënieve politike, diplomatike dhe ekonomike.

Presidentja Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe përkrahjen reciproke në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale.

Në këtë kontekst, ajo ka vlerësuar edhe rritjen e shkëmbimeve tregtare, përmirësimin e bilancit tregtar dhe zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve.

Gjatë takimit, Shiroka Pula ka përshëndetur vendosjen e pikave të përbashkëta kufitare dhe fillimin e punimeve në autostradën Shkup–Bllacë.

Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë e përfundimit të procedurave për ndërtimin e tunelit që do të lidhë Prizrenin me Tetovën, si dhe përpjekjeve për rivendosjen e linjës hekurudhore Prishtinë–Shkup.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.