KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Në prag të 28 Nëntorit, vendosen flamujt kuqezi në Aeroportin e Prishtinës

Në prag të 28 Nëntorit, vendosen flamujt kuqezi në Aeroportin e Prishtinës

Në prag të festës së 28 Nëntorit, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është zbukuruar me flamuj kombëtarë shqiptarë, duke shënuar kështu një nga datat më të rëndësishme të historisë shqiptare.

Krahas festës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, kjo datë ka një domethënie të veçantë edhe për Kosovën, pasi më 28 nëntor të vitit 1955, në Prekaz, lindi Komandanti Legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

Me këtë rast, në ambientet e aeroportit janë vendosur flamujt kuqezi, në nderim të festës kombëtare dhe ditëlindjes së Adem Jasharit, emri i të cilit është i lidhur ngushtë me historinë e qëndresës dhe luftës për lirinë e Kosovës, e që mban edhe emrin e tij – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

28 Nëntori shënon gjithashtu ditën kur, në vitin 1998, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së e shpalli Adem Jasharin Komandant Legjendar.

Përmes këtij simboli kombëtar, Aeroporti i Prishtinës i bashkohet atmosferës festive të 28 Nëntorit, duke nderuar historinë dhe sakrificën për liri, si dhe duke pritur me flamuj kuqezi bashkatdhetarët që kthehen në Kosovë për festat e nëntorit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.