Interi ka marrë një lajm të keq sa i përket gjendjes fizike të njërit prej lojtarëve kryesorë të mbrojtjes, Alessandro Bastoni.
Sipas Sky Sport, mbrojtësi italian ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshën e majtë, transmeton IndeksOnline.
Si pasojë e këtij lëndimi, Bastoni pritet të mbetet jashtë fushave të blerta për rreth tri javë, duke i shkaktuar kështu një mungesë të madhe skuadrës zikaltër në ndeshjet e radhës.
Burimi: indeksonline.net ↗

