Klubi gjerman, Bayern Munich, ka konfirmuar zyrtarisht të premten se mesfushori Jamal Musiala ka pësuar një lëndim muskulor.
Përmes një njoftimi të shkurtër në faqen zyrtare, bavarezët kanë bërë të ditur se ekzaminimet e ekipit mjekësor kanë zbuluar një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë të yllit gjerman, transmeton IndeksOnline.
“Ekipi mjekësor i FC Bayern ka konfirmuar të premten se Jamal Musiala ka pësuar një lëndim muskulor në kofshën e djathtë dhe për këtë arsye do të jetë jashtë fushave deri në një njoftim të dytë”, thuhet në komunikatën e klubit, i cili i ka uruar rikuperim të shpejtë lojtarit.
Burimi: indeksonline.net ↗

