Manchester United ka konfirmuar se ka aktivizuar klauzolën për zgjatjen e kontratës së kapitenit Bruno Fernandes edhe për një vit tjetër, duke e mbajtur mesfushorin portugez të lidhur me klubin nga “Old Trafford” deri në qershor të vitit 2028.
Marrëveshja e mëparshme e 32-vjeçarit skadonte në fund të këtij sezoni, çka do t’i lejonte klubeve të tjera të nisnin bisedimet për një para-kontratë që në muajin janar, transmeton IndeksOnline.
Bisedimet mes drejtuesve të klubit dhe kampit të lojtarit për një kontratë të re afatgjatë janë në pezullim e sipër që nga muaji tetor.
Për këtë arsye, “Djajtë e Kuq” kanë vendosur të aktivizojnë opsionin “+1 vit” në mënyrë që të jenë të mbrojtur financiarisht dhe kontraktualisht në rast të një largimi të mundshëm të portugezit gjatë verës së vitit 2027.

