Mesfushori i Bayern Munichut, Jamal Musiala, po kalon një periudhë tepër të vështirë sa i përket gjendjes fizike, pasi ka pësuar sërish një lëndim në kofshë.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat gjermane, ylli gjerman pritet të mbetet jashtë fushave të blerta për rreth gjashtë javë, duke humbur kështu ndeshjet vendimtare të bavarezëve në këtë pjesë të sezonit, transmeton IndeksOnline.
Ky lëndim i radhës është një goditje e madhe për lojtarin, i cili po mundohej të gjente ritmin e duhur pas problemeve të mëparshme fizike./IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

