Monika Kryemadhi rikthehet si opinioniste në Big Brother VIP Albania 6
Monika Kryemadhi do të jetë sërish pjesë e panelit të opinionistëve të Big Brother VIP Albania, duke konfirmuar kështu rikthimin e saj edhe në edicionin e gjashtë të spektaklit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryemadhi gjatë një interviste në emisionin “Shqipëria Live”, ku zbuloi se ka firmosur kontratën për sezonin e ri.
Ajo u shpreh e entuziazmuar për këtë rikthim, duke theksuar se eksperienca e mëparshme në këtë format ka qenë mjaft pozitive dhe se e ka shijuar shumë rolin e opinionistes.
Kryemadhi tregoi gjithashtu se ndihet e vlerësuar nga ky angazhim, pavarësisht përkushtimit dhe kohës që kërkon pjesëmarrja në një spektakël të tillë.
Ndërkohë, interesi për sezonin e ri të Big Brother VIP Albania 6 po vjen duke u rritur. Fansat janë gjithnjë e më kuriozë për personazhet që do t’i bashkohen shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Edhe pse data e saktë e nisjes nuk është bërë ende publike, produksioni ka konfirmuar se spektakli do të rikthehet në ekran gjatë muajit të ardhshëm.

