KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

MMT alarmon ndërkombëtarët: Mickoski e quajti arsimin e lartë shqip “implant”, bie ndesh me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit

MMT alarmon ndërkombëtarët: Mickoski e quajti arsimin e lartë shqip “implant”, bie ndesh me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit

Nisma qytetare Më Mirë për Tetovën sot ka reaguar ndaj dekoratës së kryeministrit, Hristijan Mickoski se kushtetuta nuk e lejon arsimin e lartë në gjuhë tjetër përpos gjuhës maqedonase.

Nga Më Mirë për Tetovën për këtë u ka dërguar një letër ambasadave të BE-së dhe shteteve anëtare të saj në Shkup, ambasadës së SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar, Norvegjisë dhe të Zvicrës, Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Komisionerit të Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare.

MMT në reagim citon deklartatën e Kryeministrit ku thonë se Më 26 nëntor 2026, nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi:

“Nëse e lexoni mirë Kushtetutën, do të shihni se arsimi i lartë nuk mund të jetë në gjuhë tjetër përveç maqedonishtes. Që ligji është i tillë dhe që të gjithë ne kemi një implant të tillë, kjo është temë tjetër. […] Sepse në gjuhë të ndryshme nga maqedonishtja mund të kemi arsim fillor dhe të mesëm, jo edhe të lartë”. Ai pranoi se ligji e parasheh arsimin e lartë në gjuhën shqipe dhe e quajti këtë “implant”.

Nga MMT thonë se ky pohim është i pavërtetë.

“Nuk është çështje interpretimi. Ai bie ndesh me tekstin e Kushtetutës, me ligjet në fuqi dhe me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, mbi të cilën mbështetet rendi kushtetues i vendit që nga viti 2001”, thonë nga MMT.

Nga MMT thonë se sipas Marrëveshjes së Ohrit Pika 6.2 shteti obligohet të financojë arsimin universitar në gjuhët që i flasin së paku 20% e popullsisë.

“Neni 144 i Ligjit për arsimin e lartë e përsërit këtë detyrim pothuajse fjalë për fjalë. Marrëveshja i dha fund konfliktit të armatosur të vitit 2001 dhe u lidh me mbështetjen e Bashkimit Evropian, të Shteteve të Bashkuara, të NATO-s dhe të OSBE-së”, shtojnë nga atje.

Në reagimin e MMT-së thuhet gjithashtu se kjo deklaratë nuk ësht e vetme ku citojnë deklaratat si: refuzimi që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe; vendimi që pjesa praktike e tij të mbahet vetëm në gjuhën maqedonase; një ligj i ri për arsimin e lartë, që tani është në Kuvend./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.