Një aksident trafiku mes një autobusi dhe një kamioni ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Pejë-Prishtinë, në fshatin Gllarevë të Klinës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës dhe ekipet mjekësore, transmeton IndeksOnline.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar dhe cila është gjendja shëndetësore e personave të përfshirë në aksident.
Burimi: indeksonline.net ↗

