Mesfushori spanjoll Rodri është rikthyer sot në stërvitje me ekipin e Barcelonës, ku është pritur ngrohtë nga shokët e skuadrës. Ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e këtij fundjave kundër Deportivos.
Rikthimi i tij vjen në një moment të rëndësishëm për katalanasit, pasi Barça humbi Fermin Lopezin, i cili është pezulluar për dy ndeshje, shkruan Indeks Online.
Dëmtimi i Rodrit ka qenë jo shumë serioz, dhe nuk ka marrë shumë kohë rikuperimi i tij për t’u rikthyer në fushë.
Si pasojë, ai ka munguar në ndeshjen e Barcelonës në Metropolitano dhe në dy ndeshjet e Spanjës gjatë pushimit të përfaqësueseve.
Plani i klubit, sipas mediave spanjolle, është që ai të përfshihet në listën për Deportivon më 29 nëntor dhe të luajë disa minuta për të marrë përsëri ritmin. Nëse gjithçka shkon mirë, hapi tjetër do të ishte që të luajë titullar ndaj Atletico Madridit më 2 dhjetor në Camp Nou.
Rodri u transferua te Barcelona nga Manchester City për rreth 75 milionë euro dhe e nisi sezonin duke u rikuperuar nga një operacion në shpinë, pas Kupës së Botës 2026./IndeksOnline/
Rodri is back with the group 👏 https://t.co/Nag5SyJZp3
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 27, 2026

