KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Daut Krasniqi: S’e kam asnjë pikë besimi në Apel, duhet të ketë fakte e jo rrena – fytyrë s’kanë!

Daut Krasniqi: S’e kam asnjë pikë besimi në Apel, duhet të ketë fakte e jo rrena – fytyrë s’kanë!

Daut Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit, s'ka asnjë besim që Apeli në Hagë do të ndryshojë vendimin e shkallës së parë të Speciales, për dënimin me 81 vjet burgim të katërshes së UÇK-së.

Në një intervistë për gazetaren e Klan Kosova, Endrita Bajrami, Krasniqi u shpreh fort pesimist.

Ai tha se me dënim, po tentohet të barazohet lufta për liri e Kosovës dhe krimi që ka kryer Serbia në vendin tonë.

“Asnjë pikë besimi nuk e kam në Gjykatën e Apelit, as e kam pasë. Kanë luftu për vendin e vet dhe i kanë marrë pa kurrfarë të drejte. Po dojnë me ba barazim me Serbinë që ka ba krime. Këta janë çlirimtarë dhe apet kanë me i dënu."

Dauti përmend rastin e Calit, prandaj u shpreh se s'mund të ketë ndryshime të mëdha në vendimin e Apelit, transmeton Klankosova.tv

“Ndoshta ndryshon diçka pak, po ajo s’është kurgjo. Calit tri vjet ia kanë heqë, dy vjet… 25 vjet burg me u denu duhet me pasë fakte, s’ka pasë fakte”, u shpreh ai.

Për këtë gjykatë, ai i pati disa fjalë.

“Asnjë njeri nuk u çu me thanë Jakup Krasniqi e ka bo këtë. Gjykata duhet me qenë me fakte, jo me rrena e spiunë të Serbisë. Çka ki me ba, pare po marrin, fytyrë s’kanë”, deklaroi ai.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.