Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës së Brahim Diaz deri në vitin 2031.
Me kontratën e tij të mëparshme që skadon verën e ardhshme, sulmuesi maroken ia ka përkushtuar të ardhmen e tij afatgjatë Los Blancos, me të cilët është i lidhur që nga viti 2019.
“Real Madrid CF dhe Brahim Diaz kanë rënë dakord të zgjasin kontratën e lojtarit tonë, i cili tani është i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2031”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.
27-vjeçari ndjek shembullin e Arda Guler dhe Aurelien Tchouamenit në nënshkrimin e kontratave të reja në javët e fundit.
E ardhmja e Diaz ishte në ajër verën e kaluar, por Jose Mourinho bllokoi largimin e tij.
Ai ka grumbulluar katër asistime në 10 ndeshje këtë sezon, por ka arritur të luajë si titullar vetëm një herë.
Brahim ishte golashënuesi më i mirë i AFCON 2025 me pesë gola, ndërsa “Luanët e Atlasit” përfunduan në vendin e dytë. /Telegrafi/

