KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Hidhet sot shorti i Kupës së Kosovës, dihen kundërshtarët e rrugëtimit drejt trofeut

Hidhet sot shorti i Kupës së Kosovës, dihen kundërshtarët e rrugëtimit drejt trofeut

Skuadrat e Albi Mall Superligës, Raiffeisen Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë që do të marrin pjesë në garat e Kupës së Kosovës e dinë se do të mësojnë sot kundërshtarët e tyre. Shorti, që do të përcaktojë çiftet e ndeshjeve, hidhet sot duke filluar nga ora 14:00.

Kupën e fundit e fitoi Dukagjini i Klinës, në finalen e 21 majit 2026, e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Dukagjini mposhti Ferizajn 2:1 dhe fitoi trofeun e parë në histori, në finalen e tij të katërt.

Ferizaji e kishte arritur finalen për herë të dytë. Lojtarët e tij nuk dolën të merrnin medaljet pas ndeshjes, në shenjë proteste për gjyqësinë.

Me këtë titull, Dukagjini fitoi vendin në raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League 2026/27.

Në edicionin 2024/25 triumfoi Prishtina, e cila mposhti Llapin 1:0 dhe fitoi Kupën e nëntë në histori. Para saj, në edicionin 2023/24 kupën e fitoi Ballkani.

Kupa e Kosovës luhet me sistem eliminues, prandaj çdo ndeshje është përcaktuese për kalimin në fazën tjetër.

Kujtojmë që edicioni i kaluar nisi të luhej në fazën e 1/8-ave në shkurt dhe u mbyll me finalen./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.