“Stupcat” apo tre aktorët e këtij formati vazhdojnë të jenë ndër të preferuarit në kuadër të humorit shqiptar.
Pavarësisht viteve që kanë kaluar, projektet që këta të fundit kishin realizuar ende janë të ndjekura dhe qytetarët shpesh herë kanë shprehur dëshirën që treshja e Stupcave të rikthehen së bashku për një projekt tjetër.
E pikërisht kjo po bëhet.
Vedat Bajrami, Mensur Safqiu dhe Osman Azemi janë duke realizuar projektin e tyre më të ri që pritet të jetë i gatshëm për festat e fundvitit, transmeton lajmi.net.
Tre aktorët prej pesë vitesh nuk kanë realizuar asnjë projekt së bashku, anipse që të tre kanë punuar në realizimin e projekteve të tjera e të ndara.
Edhe pse nuk janë dhënë detaje të shumta, padyshim se një rikthim i tyre në humorin shqiptar është i mirëpritur./Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

