KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Shqiponja lezbike? Vjen reagimi i fortë pas dyshimeve në shtëpinë e BBVK

Shqiponja lezbike? Vjen reagimi i fortë pas dyshimeve në shtëpinë e BBVK

Tensionet jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5” po marrin një tjetër drejtim, pas deklaratave të Arlindës për Shqiponjën e cila ngriti dyshime për orientimin seksual të Shqiponjës.

Kësaj radhe ka reaguar stafi që menaxhon llogaritë e saj në rrjetet sociale, përmes një postimi në InstaStory, të publikuar në profilin personal të banores.

Në reagim, stafi kundërshton deklaratat e Arlindës, duke theksuar se Shqiponja nuk ka asnjë detyrim të japë llogari për jetën e saj private dhe se pretendimet e bëra për të janë të papranueshme.

“Shqiponja nuk ka asnjë detyrim të japë llogari për jetën e saj personale, e aq më pak të bëhet objekt i aludimeve, paragjykimeve dhe pretendimeve të pavërteta.

Deklaratat e Arlindës janë të papranueshme dhe nuk qëndrojnë. Orientimi seksual, real apo i supozuar, nuk është fyerje dhe nuk e përcakton vlerën e asnjë individi. Megjithatë, kjo nuk i jep askujt të drejtën të përhapë pretendime të pavërteta për jetën personale të dikujt tjetër.

Do të ishte më e drejtë dhe më e respektueshme që Arlinda t’i drejtohej drejtpërdrejt Shqiponjës, në vend që të bënte aludime publike që krijojnë hapësirë për keqinterpretime dhe spekulime”, thuhet në reagim.

Përmes këtij postimi, stafi i banores ka bërë të qartë qëndrimin e tij, duke theksuar se orientimi seksual nuk duhet të përdoret si fyerje, ndërsa kundërshton përhapjen e pretendimeve për jetën private të Shqiponjës.

Në fund, ata i sugjerojnë Arlindës që çdo paqartësi apo çështje që lidhet me Shqiponjën ta diskutojë drejtpërdrejt me të, në vend që të bëjë deklarata publike.

Mbetet të shihet nëse personat që menaxhojnë llogarinë e Arlindës në rrjetet sociale do të reagojnë ndaj këtij postimi dhe deklaratave të bëra nga stafi i Shqiponjës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.