KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Maqedonci: Përkushtimi për sovranitetin dëshmohet me punën e pjesëtarëve të FSK-së

Maqedonci: Përkushtimi për sovranitetin dëshmohet me punën e pjesëtarëve të FSK-së

Forca e Sigurisë së Kosovës sot po shënon “Ditën e Forcës” – 27 Nëntorin, me një ceremoni zyrtare ku po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve dhe pjesëtarë të FSK-së.

Në këtë ceremoni, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka falënderuar të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në shërbim të vendit.

Ai tha se kjo ditë i bashkon të gjithë rreth përkushtimit për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“…Ditë që na bashkon, ditë që tregon për përkushtimin tonë për mbrojtjen e sovranitetit dhe territorit të Republikës sonë. Kjo pasqyrohet përmes punës dhe angazhimit të secilit dhe secilës që shërben në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, u shpreh Maqedonci.

Gjatë fjalës së tij, ministri Maqedonci ka përmendur edhe investimet në ushtri, si pjesë e angazhimeve për fuqizimin dhe modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.