KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

S’po lëshon pe Monica Belluci, 62 vjet jetë por në superformë

S’po lëshon pe Monica Belluci, 62 vjet jetë por në superformë

Aktorja italiane Monica Bellucci, 62-vjeçare vodhi vëmendjen në Festivalin e Filmit në Marrakech të këtij viti, ku u shfaq të enjten. Një nga gratë më të bukura në botë shkëlqeu me një krijim të zi vezullues dhe bëri përshtypje me pamjen e saj rinore.

Bellucci mbante veshur një fustan me supe të zbuluara, me mëngë të gjera dhe një fund të gjatë. Fustani i ngushtë i shkonte perfekt dhe aktorja e kombinoi atë me një çantë dore të zezë dhe bizhuteri të thjeshta. Grimi i saj ishte i thjeshtë, me fokus te sytë.

“Sigurisht, bëj pak ushtrime dhe kujdesem për dietën time kur më duhet të punoj, por nuk jam e fiksuar pas kësaj. Gjithmonë kam qenë një grua me forma të plota, kurrë nuk kam qenë shumë e dobët, kjo është thjesht natyra ime. Dhe dua të plakem në paqe; kur je 50 ose 60 vjeçe, nuk ke të njëjtat nevoja si kur je 20 vjeçe”, tha ajo më parë./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.