Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka pritur në Pallatin e Brigadave zëvëndëskryetarin e Kuvendit të Serbisë, Adem Mavriç.
Vizita e tij vjen në kuadër të samitit të liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili po mban punimet në kryeqytet me temën bosht: “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”.
Sipas agjendës, mbërritja e liderëve është parashikuar në orën 10:00, ndërsa në orën 10:30 do të mbahen fjalët hyrëse nga kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos. Në këtë fazë janë parashikuar edhe prononcimet për mediat të përfaqësuesve pjesëmarrës.
Në orën 12:15 do të realizohet fotografia e përbashkët e liderëve, ndërsa në orën 12:30 Rama dhe Kos do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp./EuronewsAlbania/
Sot nis xhiroja e 15-të në Superligë, Llapi e sfidon Malishevën
Read more

