KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Marta Kos publikon shifrat: Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë miliona euro nga Plani i Rritjes

Marta Kos publikon shifrat: Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë miliona euro nga Plani i Rritjes

Sot në Tiranë po mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes.

Në fjalimin e saj hapës, komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos dha rezultatet e shteteve të Ballkanit Perëndimor, dhe shprehu se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë performuar më mirë gjatë, ndaj dhe do të shpërblehen me më shumë fonde.

Konkretisht Mali i zi realizoi 94% të reformave dhe do të marrë 81 milionë euro, Shqipëria realizoi 80% dhe do të marrë 185.6 milionë euro, ndërsa RMV realizoi 56% të reformave dhe do të marrë 70.9 milionë euro, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.

“Do të hyjmë në 4 vjeçarin e fundit të planit të rritjes. Plani u përpilua për të mbështetur reforma ekonomike që ndihmojnë për anëtarësimin.

Deri tani 3 shtete kanë përparuar, ndërsa 3 shtete të tjera

Mali I zi ka vënë në zbatim 94% të reformave dhe do të merrni 81 milionë në raundit e dytë

Shqipëria 85% të reformave dhe do të marrë 185.6 milionë euro në pagesën e katër

RMV ka zbatuar 56% të reformave dhe do të marrë 70.9 milion euro.

Fondet janë që të shpërndahen për vendet që performojnë më mirë, ndaj Mali i zi dhe Shqipëria do të marrin 15% më shumë nga plani i rritjes ndërsa RMV 10%”, tha Marta Kos.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.