Me rastin e shënimit të Ditës së Forcës, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka hapur dyert për qytetarët në të gjitha kazermat e saj në vend.
Që nga ora 10:00, një numër i madh nxënësish kanë mbërritur në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku po njihen nga afër me aktivitetet, kapacitetet dhe pajisjet e ushtrisë së Kosovës.
Në kuadër të këtij aktiviteti, edhe pjesëtarët e Policisë Ushtarake të FSK-së po prezantojnë para nxënësve punën, detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Aktiviteti “Dita e Hapur” u mundëson qytetarëve të njihen nga afër me ushtrinë e vendit dhe pjesëtarët e saj./IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

