KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

A foli me Doresën? Jona tregon se si qëndron raporti me të pas daljes nga BBVK (VIDEO)

A foli me Doresën? Jona tregon se si qëndron raporti me të pas daljes nga BBVK (VIDEO)

Jona, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 5, e cila u penalizua nga publiku javën e fundit, ishte e ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ku foli për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në vend.

Gjatë intervistës, ajo u pyet edhe për raportin me influenceren Doresa, me të cilën pati një përballje brenda shtëpisë, për shkak të së kaluarës së tyre dhe pretendimeve të ndërsjella për bullizëm.

Jona bëri të ditur se nuk ka komunikuar me Doresën pas përfundimit të qëndrimit të saj në shtëpi, ndërsa nuk i kurseu as kritikat ndaj saj.

“Me Doresën nuk kam fol. Kur i pashë gjërat jashtë, se çfarë kishte thënë dhe që kishte vazhduar të gënjente vazhdimisht, nuk e meriton aspak. Por ka edhe disa gjëra të tjera. Ajo, përnjëmend, është një person që shpif”, u shpreh mes tjerash Jona.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.