KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Pamje të tmerrshme në Marseille – kërkohet përjashtimi i skuadres franceze nga garat evropiane

Pamje të tmerrshme në Marseille – kërkohet përjashtimi i skuadres franceze nga garat evropiane

Ndeshja e xhiros së pestë të Ligës së Evropës mes Marseille dhe Levski , e zhvilluar në stadiumin “Velodrome”, u shoqërua me incidente të rënda mes tifozëve.

Në vend të futbollit, vëmendjen kryesore e morën përleshjet e ashpra në tribuna, ku u hodhën flakadanë dhe u desh ndërhyrja e forcave speciale të policisë.

Shkak për konfliktin dyshohet të ketë qenë prania e një pjese të tifozëve të Levskit në një tribunë jashtë sektorit të përcaktuar zyrtarisht për mysafirët.

Me vendim të autoriteteve franceze të sigurisë, tifozëve mysafirë u ishin ndarë vetëm 500 bileta.

Përkrahësit e skuadrës bullgare u vendosën në një hapësirë të dedikuar për tifozët vendas dhe mysafirët VIP, gjë që shkaktoi pakënaqësi dhe provokime.

Situata doli shpejt jashtë kontrollit, pasi tifozët e Olimpikut kapërcyen barrierat mbrojtëse dhe u drejtuan drejt tribunës ku ndodheshin përkrahësit e klubit bullgar.

Në “Velodrome” më pas mbretëroi kaosi.

Flakadanë u hodhën nga të dyja palët, pati përleshje fizike mes tifozëve, ndërsa në mesin e të lënduarve kishte edhe gra.

Forcat e sigurisë dhe njësitë speciale të policisë u detyruan të ndërhynin urgjentisht për të ndarë grupet e përfshira në konflikt dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.

Incidentet tërhoqën vëmendje të madhe publike, ndërsa është ngritur edhe çështja e përgjegjësisë së klubit vendas për mangësitë e mundshme në sigurinë e stadiumit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.