Ish-mbrojtësi italian Fabio Cannavaro ka treguar se Virgil van Dijk i ka shprehur dëshirën për të provuar një eksperiencë në Serie-n A. Fjalët e tij vijnë në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ndërsa emri i mbrojtësit të Liverpoolit lidhet prej kohësh me Milanin.
Cannavaro, që në Kupën e Botës së fundit drejtoi Uzbekistanin, tregoi se u takua me holandezin në turne. Sipas tij, Van Dijk i tha se Kampionati italian e josh shumë. “E imagjinoj te Milani”, theksoi 52-vjeçari.
Cannavaro vlerësoi se në vitet e fundit Van Dijk ka kombinuar fizikun e fortë me shpejtësi të madhe. Ai kujtoi një anekdotë me Paolo Maldinin. Një trajner i kishte thënë se “kthehet keq”, dhe Maldini ia ktheu se mjafton t’ia marrë topin kundërshtarit.
Sipas Cannavaros, kur je shumë i shpejtë mund të lejosh një gabim teknik. Problemi lind kur shpejtësia fillon të humbasë shkruan Indeks Online.
Kontrata e kapitenit holandez me Liverpoolin skadon më 30 qershor, dhe thashethemet për një transferim në Itali nuk janë shuar. Sipas “Gazzetta”, Milani e ka në shënjestër mbrojtësin e Liverpoolit.
Vetë Van Dijk ka thënë më parë se kush pretendon se e di të ardhmen e tij gënjen./IndeksOnline/

