KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Për herë të parë, Fushë Kosova dhe Vlora mbajnë seancë të përbashkët (VIDEO)

Për herë të parë, Fushë Kosova dhe Vlora mbajnë seancë të përbashkët (VIDEO)

Fushë Kosova dhe Vlora do të mbajnë për herë të parë një seancë të përbashkët, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit.

Seanca do të mbahet sot në orën 11:00 në Vlorë, ku përfaqësuesit e të dy institucioneve lokale pritet të shqyrtojnë dhe miratojnë një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim institucional.

Në një lidhje direkte për Klan Kosova nga Vlora, gazetari Enis Reçica ka raportuar për këtë takim, ku pranë tij ishte edhe kryesuesja e Këshillit Bashkiak të Vlorës, Elpiniqi Merkuri, dhe kryetari i Kuvendit të Fushë Kosovës, Vlonjat Hasani.

Merkuri e ka cilësuar këtë seancë si të rëndësishme dhe historike, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy komunave synon forcimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme.

“Është një seancë e rëndësishme, është e para e llojit të saj që mbahet në Vlorë dhe Shqipëri. Kështu që ka rëndësi historike, ka rëndësi për mbajtjen e marrëdhënieve tona, qoftë në arsim, në kulturë, ekonomi. Kjo tregon që ne i ruajmë marrëdhëniet tona dhe raportet tona vëllazërore në çdo kohë dhe situatë”, ka thënë Merkuri.

Edhe kryetari i Kuvendit të Fushë Kosovës, Vlonjat Hasani, ka theksuar rëndësinë e këtij formati të bashkëpunimit, duke bërë të ditur se në këtë seancë do të shqyrtohet dhe miratohet një deklaratë e përbashkët mes dy institucioneve.

“Ky format i seancës ndodh për herë të parë. Ne do ta shqyrtojmë dhe miratojmë një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim institucional në mes të Këshillit Bashkiak të Vlorës dhe Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës. Kjo hap shumë rrugë më tutje”, ka deklaruar Hasani.

Seanca e përbashkët synon të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi mes dy qyteteve, veçanërisht në arsim, kulturë dhe ekonomi, në frymën e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.