Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), që nga sot do të ketë një drejtues të ri.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se pas largimit të Ismail Dibranit, në krye të burgjeve të Kosovës do të emërohet, Ridvan Hoti.
Zyrtarizimi i tij në këtë pozitë, veçse është bërë.
Vlen të përmendim faktin se deri dje, në krye të Shërbimit Korrektues të Kosovës, ishte Ismail Dibrani, i cili u largua nga kjo pozitë për të vazhduar angazhimin e tij professional në një institucion tjetër.
Siç raportoi më herët IndeksOnline, Dibrani do të marrë drejtimin e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME).
Përmes një mesazhi lamtumirës, ai ka falënderuar zyrtarët korrektues, institucionet vendore, partnerët ndërkombëtarë dhe mediat për bashkëpunimin ndër vite./IndeksOnline/

