KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Komuna e Malishevës jep tender mijëra euro për larjen e veturave zyrtare

Komuna e Malishevës jep tender mijëra euro për larjen e veturave zyrtare

Komuna e Malishevës ka lidhur një kontratë në vlerë prej 16,795.20 eurosh për larjen e veturave zyrtare që përdoren nga komuna.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, shërbimi do të ofrohet për një periudhë prej 24 muajsh, ndërsa kontrata i është dhënë operatorit ekonomik “Afrim R. Mazreku B.I.” nga Malisheva.

Për këtë kontratë ishte zhvilluar procedurë e hapur prokurimi, ndërsa në garë ishte pranuar vetëm një tender. Oferta e operatorit fitues ishte njëkohësisht oferta me çmimin më të ulët dhe më të lartë, prej 16,795.20 euro, raporton IndeksOnline.

Fillimisht, Komuna e Malishevës kishte parashikuar 17,520 euro për këtë shërbim, ndërsa kontrata përfundimisht është dhënë për 724.80 euro më pak se vlera e parashikuar.

Kontrata është dhënë më 25 nëntor 2026, ndërsa nënshkrimi i saj ishte planifikuar për 26 nëntor. Shërbimi do të kryhet në hapësirat e operatorit ekonomik të shpërblyer. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.