KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Juventusi merr fitoren e radhës në Ligën e Evropës, bindës ndaj Omonias

Juventusi merr fitoren e radhës në Ligën e Evropës, bindës ndaj Omonias

Juventusi ka zhvilluar një tjetër paraqitje të shkëlqyer në Evropë, për ta mposhtur Omonian.

“Bianconerët” arkëtuan pikët e plota me një triumf 4-1, sfidë ku në stol ishte edhe talenti shqiptar Arman Durmishi, por fatkeqësisht Luciano Spalletti nuk ia dha debutimin.

Mysafirët shokuan të gjithë për të kaluar në epërsi përmes Lubomir Satka që shënoi me kokë (15’).

Por pas kësaj situate, Juventusi mori krejtësisht lojën në dorë. Francisco Conceicao barazoi rezultatin me një gol nga distanca (37’).

Kurse, gjashtë minuta më vonë Jeff Ekhator shënoi një gol të bukur për ta përmbysur epërsinë (43’).

Juventusi pastaj shënoi edhe dy gola tjera për ta vulosur fitoren. Conceicao u gjend në vendin e duhur pas një topi të kthyer për ta bërë rezultatin 3-1 (68’).

Kurse, Jeremie Boga e vulosi fitoren pas asistimit tjetër të Cambiasos (73’).

Juventusi kësisoj shkon në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Omonia zë pozitën e 25-të me gjashtë sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.