Khloé Kardashian ka habitur me një deklaratë të pazakontë për jetën e saj sentimentale, duke pranuar se do të ishte e hapur edhe ndaj një martese me një burrë homoseksual, pa pasur mes tyre një marrëdhënie romantike.
Gjatë episodit më të fundit të reality show-t “The Kardashians”, 42-vjeçarja diskutoi me influencerin Colt Paulsen për mundësinë e një të ashtuquajture “martese livandoje”, një bashkim mes një burri dhe një gruaje, ku njëri ose të dy partnerët kanë orientim seksual joheteroseksual.
“Gjithmonë mund të bësh një martesë livandoje. Nëse të duhet ndonjëherë, unë jam këtu”, i sugjeroi ai, ndërsa Khloé u përgjigj: Jam gati në çdo moment.
Më pas, ajo shpjegoi me humor se gjithçka do të varej nga ajo që partneri i saj i ardhshëm mund të ofronte: A do të më bënte të dukesha bukur çdo ditë? U krye! Kaq më duhet.
Kjo deklaratë vjen pak ditë pasi Kardashian foli edhe për seksualitetin e saj në podcastin “Khloé in Wonderland”. Gjatë bisedës me mikun Simon Huck, ajo diskutoi mundësinë që të jetë demiseksuale, pra një person që përjeton tërheqje seksuale vetëm pasi krijon një lidhje emocionale me dikë.

