Kanë përfunduar ndeshjet e vona në Ligën e Evropës, ku nuk munguan golat dhe rezultatet interesante në thuajse të gjitha stadiumet.
Juventus ka regjistruar një fitore të bindshme në shtëpi ndaj Omonias me rezultat të thellë 4-1, ndërsa Hoffenheim – me dyshën e Kosovës, Leon Avdullahun dhe Fisnik Asllanin nga minuta e parë – triumfoi 3-1 përballë Sturm Grazit, shkruan IndeksOnline.
Fitore me vlerë në shtëpi arriti edhe Crystal Palace ndaj Real Sociedadit (2-1), si dhe Nijmegen kundër Rennesit (3-1).
Në udhëtim triumfuan AZ Alkmaar në fushën e Sparta Pragës (2-4), Anderlecht ndaj OFI Cretes (1-2) dhe Celtic përballë Torreenses (1-2).
Ndërkohë, me barazime u mbyllën përballjet Ferencvaros – Celje (0-0), Lyon – Lillestrom (0-0) dhe Sunderland – Jagiellonia (1-1).
Rezultatet e plota të ndeshjeve:
- Crystal Palace 2 – 1 Real Sociedad
- Ferencvaros 0 – 0 Celje
- Hoffenheim 3 – 1 Sturm Graz
- Juventus 4 – 1 Omonia
- Lyon 0 – 0 Lillestrom
- Nijmegen 3 – 1 Rennes
- OFI Crete 1 – 2 Anderlecht
- Sparta Prague 2 – 4 AZ Alkmaar
- Sunderland 1 – 1 Jagiellonia
- Torreense 1 – 2 Celtic
Burimi: indeksonline.net ↗

