Sipas raportit të konsulencës globale të pronave "Colliers’2027", qytetet më të kërkuara për blerje banimi nga investitorët në Evropë janë përzgjedhur Barcelona, Lisbona dhe Madridi.
Sa i përket rangimit në përmasa internacionale, Barcelona dhe Lisbona qëndrojnë në vendin e nëntë e Madridi në vendin e tretë.
Ndërkaq, banorët në Spanjë dhe Portugali po mbajnë protesta për krizën e banimit që është krijuar kohëve të fundit për shkak të ngritjes se çmimit dhe blerjeve nga të huajt.
Në rangim përfshihet Europa, Afrika dhe Lindja e Mesme, raporton Euronews, transmeton Klan Kosova.
Milani zë vendin e parë në këtë listim, kurse Londra dhe Parisi mbajnë vendin e dytë njëherazi. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

