Misioni i NATO-s në Kosovë ka njoftuar sot për një takim të përfaqësuesve të KFOR-it dhe të Ushtrisë së Serbisë.
Ky takim, sipas njoftimit të KFOR-it, është mbajtur në “Film City” në Prishtinë.
Pikërisht, kjo çështje ëshët diskutuar edhe në Rubikon të Klan Kosovës.
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, ka thënë se ky është protokoll i KFOR-it.
“Kjo i referohet marrëveshjes së Kumanovës. Ky është protokoll i KFOR-it me Ushtrinë e Serbisë. Nuk kemi qasje ne te ky protokoll. Pas Banjskës ka pasur mundësi që të avancohet protokolli FSK-KFOR, sidomos në raport me veriun.”, ka thënë ajo.
Derisa, edhe opinionistët e tjerë kanë komentuar këtë zhvillim, duke ngritur edhe pyetjen rreth sovranitetit.
Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë:

