KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kontrolle në pesë lokacione në Prishtinë e Drenas, kapen pesë persona

Kontrolle në pesë lokacione në Prishtinë e Drenas, kapen pesë persona

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë pesë persona të dyshuar për vjedhje të rëndë.

Sipas njoftimit, hetimet janë zhvilluar në kuadër të planit operativ ‘’Vjedhjet e Rënda’’, me qëllim të identifikimit të personave të dyshuar dhe zbardhjes së rrethanave të këtyre rasteve.

“Gjatë zhvillimit të procesit hetimor, janë ndërmarrë një sërë veprimesh, përfshirë analizimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë, vëzhgimin dhe përcjelljen e personave të dyshuar, analizimin e të dhënave të komunikimeve telefonike dhe hartografisë së lëvizjeve, si dhe aplikimin e masave të veçanta hetimore, në përputhje me autorizimet ligjore. Si rezultat i këtyre veprimeve hetimore, më datën 26.11.2026, janë realizuar kontrolle të njëkohshme në pesë (5) lokacione të ndryshme, në territorin e Komunës së Prishtinës dhe Drenasit.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar prova të ndryshme materiale, të cilat dyshohet se mund të ndërlidhen me veprën penale nën hetim.

“Ndër të tjera, janë sekuestruar telefona mobilë, pajisje elektronike, DVR, radiolidhje, pajisje GPS, veshje, mbathje, mjete të ndryshme dhe sende të tjera, të cilat do të nënshtrohen ekzamimnimeve dhe analizave përkatëse kriminalistike, me qëllim të sigurimit të provave shtesë dhe sqarimit të plotë të rrethanave të kësaj çështjeje. Prokurori i Shtetit pranë gjykatës kompetente ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve.”, është thënë tutje në njoftim. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.