Futbollistët e Milanit regjistruan fitoren e dytë sezonale në Europa League.
Në stadiumin Karaiskakis rossonerët arritën përmbysje të madhe për ta fituar ndeshjen me rezultat 2-4.
Skuadra greke deri në minutën e 56 ishte në epërsi prej 2-0 fal autogolit të Maignan (31’) dhe golit të Silva në minutën e 49. Megjithatë në vazhdim skuadra italiane e dominoi ndeshjen e rolin kryesor e kishte anglezi Omari Hutchinson.
Futbollisti 23-vjeçar fillimisht e ngushtoi epërsinë e vendasve në minutën e 56 derisa në vazhdim asistoi për Cisse e Pulisic të cilët shënuan në minutat 63 dhe 71.
Rezultatin përfundimtar Olympiacos – Milan e vulosi Diego Moreira në minutën e 5 të kohës shtesë.
Në xhiron e radhës e cila është në program me 10 dhjetor, Milani e pret Sunderlandin derisa Olympiacos është mysafire e Celjes.

