KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Qëndrimi i Mourinhos mund të ndikojë në të ardhmen e Endrick në Real Madrid

Qëndrimi i Mourinhos mund të ndikojë në të ardhmen e Endrick në Real Madrid

Sipas gazetarit të specializuar për transferime, Matteo Moretto, Jose Mourinho pritet të ketë një ndikim të madh në të ardhmen e Endrickut te Real Madridi, në një kohë kur disa klube të Premier Ligës, si dhe AC Milan e Roma, po e ndjekin sulmuesin brazilian.

Pavarësisht minutazhit të kufizuar, raportohet se Mourinho e konsideron Endrickun një pjesë të rëndësishme të projektit të tij dhe nuk dëshiron ta humbasë atë. Megjithatë, interesimi nga Italia dhe Anglia ka shtuar pasigurinë lidhur me të ardhmen e afërt të 20-vjeçarit.

Endrick e ka pasur të vështirë të gjejë hapësirë ​​në vijën e sulmit të Madridit, gjatë këtij sezoni, ai ka luajtur vetëm 160 minuta në ndeshje zyrtare dhe ka shënuar një gol. Në hierarkinë e sulmit, para tij renditen Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe Carlos Espi.

Javët në vijim mund të jenë vendimtare për të përcaktuar nëse ai do të qëndrojë në “Bernabeu” apo nëse do të shqyrtojë mundësinë e një largimi në janar.

/GazetaBlic Sport

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.