KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Moment epik në konferencë: Nelson Hysa ia “vjedh” rripin e kampionit të botës Kabayelit

Moment epik në konferencë: Nelson Hysa ia “vjedh” rripin e kampionit të botës Kabayelit

Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka shkaktuar të qeshura dhe fishkëllima gjatë konferencës për shtyp para meçit me Agil Kabayel përmes një gjesti qesharak.

Hysa iu zgjati dorën të gjithë të pranishmve, por pa u ulur e shfrytëzoi rastin për ta marrë rripin e kampionit të botës, ËBC, pranë vetës.

Siç e dimë, ky rrip aktualisht i përket kundërshtarit të tij Kabayel, por me këtë veprim, boksieri shqiptar i dërgoi mesazh të qartë se synon ta fitojë të shtunën më 28 nëntor.

Më e bukura ishte se në momentin që Hysa e mori rripin, në konferencë u dëgjuan shumë të qeshura por njëkohësisht edhe fishkëllima.

Për më shumë shikoni pamjet e publikuara nga DAZN:

Ndërkohë, kujtojmë meçi do të zhvillohet të shtunën dhe pritet të nisë nga ora 22:30./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.