KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

E kërcënoi me jetë ish-bashkëshorten dhe shkeli urdhrin mbrojtës, arrestohet 40-vjeçari

E kërcënoi me jetë ish-bashkëshorten dhe shkeli urdhrin mbrojtës, arrestohet 40-vjeçari

Një 40-vjeçar është arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se ka ngacmuar vazhdimisht ish-bashkëshorten e tij dhe ka shkelur urdhrin mbrojtës të Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Rasti është raportuar më 26 nëntor në Stacionin Policor në Ferizaj.

Sipas Policisë, viktima ka deklaruar se i dyshuari e kishte shqetësuar në vazhdimësi, duke mos respektuar distancën e përcaktuar me urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata. Ajo gjithashtu ka raportuar se ishte kanosur me jetë dhe se ndihej e rrezikuar.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar për veprat penale “Ngacmimi” dhe “Mospërfillja e Gjykatës”.

I dyshuari është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se po vazhdon trajtimin e rasteve të dhunës dhe shkeljes së urdhrave mbrojtës, duke ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.