KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Lojtarët e Besiktasit përjetojnë momente tmerri në fluturim, aeroplani tyre u godit nga rrufeja

Lojtarët e Besiktasit përjetojnë momente tmerri në fluturim, aeroplani tyre u godit nga rrufeja

Lojtarët e Besiktasit përjetuan dramë gjatë fluturimit të tyre për në Gjeorgji, ku do të luajnë një ndeshje të Ligës së Evropës kundër Hapoel Beer Shevas.

Aeroplani që transportonte ekipin u përfshi nga një stuhi e fortë dhe, sipas mediave turke, edhe avioni u godit nga rrufeja.

Aeroplani duhej të ulej në Batumi, por për shkak të kushteve të këqija të motit, piloti e ndërpreu uljen në minutën e fundit dhe e devijoi atë për në qytetin turk të Rizes, ku u ul shëndoshë e mirë.

Lojtarët udhëtuan pjesën tjetër të rrugës për në Gjeorgji me autobus. Drejtori i futbollit të Besiktasit, Onder Ozen, pranoi se situata ishte serioze.

“Unë besoj se kjo ishte një nga situatat më të rrezikshme që kam përjetuar ndonjëherë. Ishim pak të frikësuar”.

“ Të gjithë kishin frikë, por nuk ka rëndësi, ishim të gjithë bashkë dhe e kaluam së bashku”, tha Ozen.

Ai shtoi se piloti e kuptoi me kohë se ulja nuk ishte e mundur dhe se në fund të gjithë kaluan pa asnjë pasojë.

Ndeshja mes Besiktasit dhe Hapoel Beer Shevas po luhet në Batumi për shkak të luftës në Gaza.

Klubi turk hyn në këtë ndeshje si favorit i madh, ndërsa ekipi izraelit është nën presion të madh pas vetëm një pike në katër ndeshjet e para./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.