KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rreth 200 mijë euro dëme, pesë persona kapen në Fushë Kosovë

Rreth 200 mijë euro dëme, pesë persona kapen në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Fushë Kosovë, pas një pune intensive hetimore, ka arritur të identifikojë dhe arrestojë pesë persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda.

Sipas njoftimit, personat e arrestuar dyshohet se duke përdorur forcën dhe mjete të forta, kanë depërtuar në lokale afariste, përfshirë fabrika dhe depo, ku kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe financiare.

Në njoftim thuhet se sipas deklarimeve të viktimave, vlera e dëmit të shkaktuar arrin rreth 200 mijë euro.

“Në kuadër të hetimeve, në bashkëpunim me Hetimet Rajonale dhe njësitë e specializuara të DPP-së, me urdhëresë të Gjykatës kompetente janë zbatuar masa të veçanta hetimore dhe me 26.11.2026, është realizuar Planin Operativ “Vjedhjet e Rënda”, me ç’rast, me urdhëresë verbale të Gjykatës kompetente, janë kryer kontrolle në pesë (5) lokacione të ndryshme.”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, telefona celularë si dhe prova materiale që ndërlidhen me rastet nën hetim.

Personat e dyshuar, sipas njoftimit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që po kryhen veprimet e mëtejme hetimore dhe procedurale në koordinim me Prokurorinë kompetente.  /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.