KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

SHBA “ngrin” vizat për 75 vende

SHBA “ngrin” vizat për 75 vende

Administrata e udhëhequr nga Donald Trump po pezullon të gjithë përpunimin e vizave për aplikantët nga 75 vende, tha të mërkurën një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Zëdhënësi nuk dha detaje mbi planin, i cili u raportua për herë të parë nga Fox News, i cili citoi një memo të Departamentit të Shtetit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Pauza” do të fillojë më 21 janar, tha Fox News.

Somalia, Rusia, Irani, Afganistani, Brazili, Nigeria, Tailanda janë midis vendeve të prekura, sipas raportit.

Dokumenti udhëzon ambasadat amerikane të refuzojnë vizat sipas ligjit ekzistues ndërsa departamenti rivlerëson procedurat e tij.

Nuk u dha asnjë afat kohor.

Pauza e raportuar vjen mes goditjes së gjerë të imigracionit të ndjekur nga presidenti republikan i SHBA-së, Donald Trump, që nga marrja e detyrës janarin e kaluar.

Në nëntor, Trump ishte zotuar të “ndalonte përgjithmonë” migracionin nga të gjitha “Vendet e Botës së Tretë” pas një të shtëne pranë Shtëpisë së Bardhë nga një shtetas afgan që vrau një anëtar të Gardës Kombëtare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.