KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Limaj mohon se do kandidojë për të parin e PDK’së: S’kam ambicie për të qenë kryetar i asnjë partie

Limaj mohon se do kandidojë për të parin e PDK’së: S’kam ambicie për të qenë kryetar i asnjë partie

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se s’ka ambicie për t’u bërë Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, duke theksuar se tema kryesore për të është Apeli në Hagë në procesin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Tema kryesore e jona është Apeli, Apeli, Apeli, lufta çlirimtare. Unë nuk kam asnjë ambicie për të qenë Kryetar i asnjë partie tjetër. Ajo çfarë po flas unë, sot e kemi një temë tjetër”, ka thënë Limaj për gazetarë të enjten.

Duke folur për Ligjin për Gjykatën Speciale, Limaj tha se çdo veprim ligjor që bëhet do të ketë efekt.

“Të jeni të sigurt që ka me pasë efekt, varet çka ka me pasë në ligj dhe jam i bindur që ka me pasë efekt dhe Kosova duhet ta bëjë atë hap”, tha Limaj.

Nuk duhet të paragjykohen, siç thotë ai, iniciativat e veprimet.

Limaj ndër të tjera, deklaroi se për 7 vjet nuk është bërë asgjë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Krejt çka nuk duhet me ba e s’ka efekt, ajo çka ka ndodhë për 7 vjet e s’kemi bërë asgjë”. “Duke mos bërë asgjë s’ka pas kurrfarë efekti. Dhe çdo gjë tjetër që bëhet iniciativa konkrete siç ka qenë ligji ose si do të vjen projektligji i ri që ende nuk e dimë sepse nuk e kemi parë, do ta shohim, është një hap drejt ndryshimit të kësaj padrejtësie”.

Edhe ai ligj, thekson Limaj, si ka qenë, “ka qenë ligj, një hap i mirë, serioz, i rëndësishëm për t’u marrë me këtë çështje që s’janë marrë për 7 vite”. “Ka qenë një ligj, një hap i rëndësishëm për të vazhduar edhe për të kufizuar mandatin e asaj gjykate, e cila tërësisht ka dalë jashtë mandatit të vet”.

Një ligj për Specialen ishte miratuar nga Kuvendi më 6 tetor. Por, ai ishte kthyer në Kuvend për rishqyrtim nga Presidentja Justina Shiroka-Pula, me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Fillimisht pritej që Ligji të votohej i njëjtë, por më pas Kryeministri Albin Kurti njoftoi se do të bëhet ligji i ri, i cili do të hartohet nga Grupi Punues për Apelin në Hagë që kryesohet nga Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Ligji për Specialen ishte iniciuar nga PDK-ja pas dënimit të krerëve të UÇK-së me 81 vjet burgim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.