KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Të mbijetuarit e dhunës seksuale, EULEX mbështet përmirësimin e shërbimeve të ekzaminimit mjekoligjor

​Të mbijetuarit e dhunës seksuale, EULEX mbështet përmirësimin e shërbimeve të ekzaminimit mjekoligjor

Shefi i EULEX-it Antero Lopes i dorëzoi sot ushtruesit të detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Valon Hyseni, mobilie dhe pajisje të dhuruara nga misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, me qëllim të përmirësimit të kushteve në të cilat kryhen ekzaminimet mjekoligjore të mbijetuarve të dhunës seksuale.

Lopez me këtë rast tha se përmes kësaj mbështetjeje, EULEX-i synon t’i ndihmojë institucionet e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit që të ofrojnë shërbime më të ndjeshme ndaj traumës, në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përfshirë ato të Konventës së Stambollit.

“Ekzaminimet mjekoligjore të mbijetuarve të dhunës seksuale, të cilët shpesh janë gra, por, siç tregojnë me keqardhje edhe statistikat, edhe fëmijë, veçanërisht vajza, kërkojnë kujdes të veçantë dhe një mjedis që e respekton dinjitetin, privatësinë dhe nevojat individuale të tyre”, tha Lopes.

Ambientet, të cilat përfshijnë dy dhoma që shfrytëzohen për intervista dhe ekzaminime mjekoligjore, janë rinovuar për t’iu përgjigjur më mirë nevojave të mbijetuarve të dhunës seksuale, si të rriturve ashtu edhe fëmijëve.

Këto hapësira të përmirësuara parashihet ta mbështesin ofrimin e shërbimeve me të mbijetuarin në qendër, të ndjeshme ndaj aspektit gjinor dhe të përshtatura për nevojat e fëmijëve, në përputhje me parimet e Konventës së Stambollit dhe Konventës për të Drejtat e Fëmijës.

Ndërsa, Hyseni tha se është përgjegjësi e IML-së trajtimi me dinjitet i të mbijetuarve të dhunës seksuale dhe që ata të sigurohen që ekzaminimet mjekoligjore të kryhen në mënyrë profesionale.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.