Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se përse gjatë qëndrimit në Francë u kishte bërë thirrje avokatëve të mërgatës që të kthehen në Kosovë.
Gjatë pyetjes së saj, Musliu-Shoshi ka përmendur edhe çështjen e rekrutimit, duke iu referuar dispozitave të Kushtetutës së Kosovës.
Në përgjigjen e tij, Kurti ka sqaruar se qëllimi i thirrjes ishte që Kosova të përfitonte jo vetëm nga remitancat e mërgatës, por edhe nga dija dhe njohuritë e saj.
“Unë i kam bërë thirrje mërgatës që të vijnë në Kosovë dhe të mos i kemi vetëm remitancat e tyre, por njëkohësisht ta kemi dijen dhe njohuritë e tyre”, është shprehur Kurti.
Burimi: indeksonline.net ↗

