KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sukses i dyfishtë për nxënësit e IMSK-së në pingpong

Sukses i dyfishtë për nxënësit e IMSK-së në pingpong

Nxënësit e International Maarif Schools of Kosova, Dega në Prishtinë, fituan vendin e parë në garat komunale dhe regjionale të pingpongut.

Në garat komunale të zhvilluara në Prishtinë, me pjesëmarrjen e 20 shkollave, ekipi i përbërë nga nxënësit e klasës IX/B, Ajan Vranovci dhe Enes Vranovci, si dhe nxënësi i klasës VII/A, Atik Heta, u shpall kampion.

I njëjti ekip fitoi vendin e parë edhe në garat regjionale të pingpongut për shkollat e regjionit të Prishtinës, të mbajtura në Fushë Kosovë. Garat u organizuan nga Federata e Sportit Shkollor të Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën e Sportit Shkollor – Fushë Kosovë.

Shkollat Ndërkombëtare Maarif të Kosovës, të cilat kohët e fundit janë dalluar për arritjet e nxënësve në fusha të ndryshme, me këto rezultate shënuan suksese të reja edhe në sport.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.