KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Për të tetën herë nuk është këtu”, Musliu-Shoshi kërkon llogari për mungesat e Konjufcës në Kuvend

“Për të tetën herë nuk është këtu”, Musliu-Shoshi kërkon llogari për mungesat e Konjufcës në Kuvend

Në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet sesioni i pyetjeve parlamentare, por edhe kësaj radhe në seancë po mungon zëvendëskryeministri njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Për mungesën e tij ka reaguar deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila e ka pyetur kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nëse ka ndonjë arsyetim për mungesën e tij.

“Për të tetën herë nuk është këtu zëvendëskryeministri. A do të mund të bëhej një kërkesë zyrtare për të pyetur se kur ka mundësi të jetë në Kuvend, sepse pyetjet po presin dhe ai nuk po gjen kohë të vijë të përgjigjet?”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Ndërkaq, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se kanë pranuar një email nga Konjufca, përmes të cilit ka njoftuar se për shkak të angazhimeve zyrtare nuk mund të marrë pjesë në seancë.

"Do ta konsiderojmë që nga sesioni i ardhshëm, pra nga viti i ardhshëm, të ketë seancë të veçantë për pyetje parlamentare. E kuptoj që ministrat e kanë obligim të përgjigjen. Gjithmonë na informojnë kur nuk mund të vijnë, megjithatë do ta trajtojmë këtë çështje”, ka thënë Haxhiu.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.