KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia greke kap 66 kg drogë në kufi, arrestohen 3 të rinj nga Saranda

Policia greke kap 66 kg drogë në kufi, arrestohen 3 të rinj nga Saranda

Policia greke ka goditur një tjetër rast të trafikimit të drogës nga Saranda drejt Igumenicës.

Në kuadër të veprimeve për të luftuar trafikun e drogës, oficerët e policisë nga Nëndrejtoria e Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Igumenicë, në bashkëpunim me Departamentin e 2-të të Rojës Kufitare të Filatit, ndaluan një automjet që drejtohej nga një shqiptar.

Nga kontrolli i kryer brenda automjetit, u gjetën dhe u sekuestruan 60 pako me marijuanë, me një peshë totale prej 66 kg e 742 gramë. Më pas, një automjet i dytë u ndalua në një vend tjetër, në të cilin udhëtonin dy shqiptarë, të cilët, siç rezultoi, vepronin si pararendësit e automjetit të ngarkuar me drogë, me qëllim që ta informonin atë për çdo kontroll policor. Mësohet se tre të arrestuarit janë të rinj nga një zonë e Sarandës.

Si pjesë e hetimeve, u sekuestruan dy automjetet, një shumë parash 1.130 euro dhe 4 telefona celularë, ndërsa në hetime ndihmuan edhe qentë e policisë “IKARUS” dhe “JERRY”.

Të arrestuarit, me dosjen e ngritur ndaj tyre nga Prokuroria e Igumenicës, u dërguan në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Thesprotisë.

Policia greke ka kapur në 15 muajt e fundit rreth 1.5 ton marijuanë në Igumenicë, Janinë, Kostur, Follorinë e Selanik. Rastet më të shumta kanë qenë ato të trafikut nga Saranda në Igumënicë, ku pothuaj gjysma e sasisë së kapur në zonat e Greqisë është trafikuar nga kjo linjë. /Tch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.