Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë fotografi nga aktivitetet e organizuara në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare Shqipëri–Kosovë, ku fëmijët janë përfshirë në përgatitjen e ushqimeve tradicionale shqiptare.
Përmes një postimi, Rama ka publikuar pamje të fëmijëve duke gatuar bukë dhe pjekur flinë në saç, duke vënë në pah ruajtjen e traditave dhe trashëgiminë e përbashkët kulturore.
“Duart e vogla që mësojnë traditat e mëdha të sofrës sonë shqiptare.
Në Javën Kulturore Kombëtare Shqipëri – Kosovë, fëmijët kanë gatuar bukën e kanë pjekur flinë në saç, duke zbuluar shijen e traditave tona të përbashkëta, që trashëgohen brez pas brezi.”, ka shkruar Rama.
Burimi: klankosova.tv ↗

