KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Adriani reagon për Antonetën: “Do ta pres jashtë”

Adriani reagon për Antonetën: “Do ta pres jashtë”

Pas daljes nga “Big Brother VIP Kosova 5”, Adriani u është përgjigjur ndjekësve në Instagram për atë që, sipas tij, është pyetja më e shpeshtë që i bëjnë këto ditë. Çfarë do të ndodhë mes tij dhe Antonetës?

Gjatë qëndrimit në shtëpi, Adriani e kishte shprehur hapur pëlqimin për të. Edhe Antoneta kishte treguar në dhomën e rrëfimeve se nuk i kishte ndodhur më parë t’i pëlqente dikush kaq shpejt.

“Mendoj se jam i vetmi që e ka marrë seriozisht në “Big Brother”. Siç e kam thënë edhe në shtëpi, më duhet më shumë se një femër e bukur”, ka shkruar Adriani.

Ish-banori thotë se do ta presë Antonetën për të parë si do të shkojë njohja e tyre larg kamerave.

“Më duhet një lidhje e vërtetë, dhe për të kuptuar nëse ka lidhje mes nesh, duhet të pres derisa ajo të dalë jashtë. Dhe po, sigurisht që do t’ju mbaj të informuar ”, u ka shkruar ai ndjekësve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.