KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Pochettino flet për të ardhmen e Fernandesit te Man Utd

Pochettino flet për të ardhmen e Fernandesit te Man Utd

Mauricio Pochettino ka komentuar situatën e paqartë të Bruno Fernandesit te Manchester United, pas paraqitjes vendimtare të kapitenit në barazimin 2-2 ndaj Sportingut në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori portugez realizoi dy gola ndaj ish-klubit të tij, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë që ka për skuadrën angleze, e cila po kalon një periudhë të vështirë.

Kontrata e Fernandesit me Manchester Unitedin përfundon në fund të këtij sezoni, ndërsa raportohet se drejtuesit e klubit tashmë i kanë ofruar një marrëveshje të re.

I pyetur nëse do të insistonte që kapiteni të qëndronte në “Old Trafford”, Pochettino bëri të ditur se deri më tani nuk ka pasur diskutime për këtë çështje.

“Nuk ka pasur asnjë diskutim në këtë drejtim”, deklaroi trajneri argjentinas, duke theksuar se prioriteti aktual është marrja e rezultateve pozitive dhe përmirësimi i paraqitjeve të skuadrës.

“Bruno është një yll, një lojtar i jashtëzakonshëm me përvojë të madhe. Ai është kapiteni ynë dhe shpresojmë që të vazhdojë të shënojë gola për të na ndihmuar të fitojmë ndeshje”, shtoi Pochettino.

Fernandes ka regjistruar 115 gola dhe 111 asistime në 343 paraqitje me fanellën e Manchester Unitedit. Ai gjithashtu mban rekordin si fitues i pesë çmimeve “Sir Matt Busby Player of the Year”, të ndara për lojtarin më të mirë të vitit në klub.

Vetëm gjatë këtij sezoni, portugezi ka kontribuar me tetë gola dhe dy asistime në 16 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.