Boksieri shqiptar Roberto Bakaj i ka dërguar një mesazh mbështetës Nelson Hysës, në prag të përballjes së rëndësishme me gjermanin Agit Kabayel.
Përmes një mesazhi, Bakaj i ka bërë thirrje Hysës të hyjë në ring pa presion, të besojë në aftësitë e tij dhe të japë më të mirën, duke theksuar se e gjithë shqiptaria duhet ta përkrahë në këtë sfidë, shkruan Indeksonline
“Nuk ke asgjë për të humbur, vëlla. Bëje atë që di të bësh më së miri. Në këtë nivel ku je, nuk ka humbje, por vetëm fitore. Me shpirt jam me ty. Dhe, ashtu siç jam unë, duhet të jenë të gjithë shqiptarët. Përkraheni sa më shumë të shtunën në Düsseldorf”, ka shkruar Bakaj.
Kujtojmë se Nelson Hysa do të përballet me boksierin gjerman Agit Kabayel të shtunën, më 28 nëntor, në Düsseldorf të Gjermanisë, në një duel të rëndësishëm për titullin e kampionit të botës në kategorinë e peshave të rënda./Indeksonline/

