KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ish-deputeti Milaim Zeka kundërshton dënimin në Apel, shpërthen ndaj prokurorit dhe ngre pretendime për hetuesin

Ish-deputeti Milaim Zeka kundërshton dënimin në Apel, shpërthen ndaj prokurorit dhe ngre pretendime për hetuesin

Ish-deputeti Milaim Zeka ka dalë sot para Gjykatës së Apelit për të kundërshtuar aktgjykimin me të cilin u dënua për shmangie nga tatimi.

Gjatë seancës, Zeka ka drejtuar kritika ndaj prokurorit të rastit, duke deklaruar se ai do të duhej të ishte në burg.

Zeka ka ngritur edhe pretendime për mënyrën se si një hetues i ishte drejtuar një dëshmitari. Sipas tij, hetuesi kishte përdorur një shprehje me përmbajtje seksuale. Këto pretendime ai i ka paraqitur gjatë kundërshtimit të vendimit të shkallës së parë.

Në adresimin para trupit gjykues, Zeka ka komentuar edhe kushtet e punës së gjyqtarëve.

“S’ju marr kohë, se po e shoh n’farë kushte të rënda po punojshi”, është shprehur ai.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 20 maj 2026, në rigjykim e kishte dënuar Zekën me një vit burgim me kusht dhe 3 mijë euro gjobë. Sipas aktgjykimit, dënimi me burgim nuk ekzekutohet nëse ai gjatë periudhës verifikuese prej dy vjetësh nuk kryen vepër tjetër penale.

Zeka ishte obliguar gjithashtu t’ia kompensonte dëmin Administratës Tatimore të Kosovës. Shuma e shpallur fillimisht prej 81 mijë eurosh u korrigjua me aktvendim në 67 mijë e 609 euro e 71 centë, për shkak të një gabimi teknik.

Për një pikë tjetër të aktakuzës për shmangie nga tatimi, që përfshinte Zekën dhe Ilir Krasniqin, gjykata kishte marrë aktgjykim refuzues pas tërheqjes së prokurorit nga ajo pikë.

“Një njeri i ATK-së që ka rrejt nën betim. Unë e pyes them a ka pas qarkullim bankar filan biznesi, ka pas konto numër, ka pas faktura- po. Po ku janë? I kam në zyre thotë. Në qoftë se ekziston një fakturë një qarkullim bankar unë 20 v jet shkojë në burg. Ku ka ndodhë në botë me ardhë kryehetuesi në trup gjykues edhe me thanë dy dëshmitarë, i cili jo që është dashtë me ra në burg, por është ngritur në postin e kryeprokurorit, por i thonë dy dëshmitarë: A m’ke thanë ti hetues që kam me ta pshtjellë organin gj*** dredhë dredhë, më fal por është në shkresat e lëndës i nderuari gjykatës. Nuk janë jashtë, por janë bashkë mrena, sepse ai ju ka thënë me më përfshi mua në lëndë. Po ta shikoni ju dokumentin unë kam qenë ai qe kam shku në Polici e ju kam thënë urdhëroni hajdeni kshyrni çka ka diçka të parregullt. Mua ma kanë përfshi qëllimshëm në ldën, të gjithë të tjerët janë liru hajt s’paska pas këtu ta gjuajmë te shmangia e tatimit. Çfarë shmangie pasna bërë unë me një portal, me një gazetar?”,deklaroi Krasniqi.

“Jam njeri i dënum dhe lind pyetja pse. Nëse ju mendoni se për me ardhë në punë me makinën e juaj nuk shpenzoni benzinë as unë atëherë s’pasna shpenzu as për ndriçim as për kameramanë. Prandaj shpresoj shumë për hir të drejtësisë që ky trup gjykues të marrë vendim në bazë të fjalës sime që thashë dhe në bazë të dokumentacionit. Kurrë në jetën time, në muajin mars 1982 pas daljes nga burgu i arratisë, kurrë në jetën time nuk kam qenë një ditë në stacion policor për një biletë të autobusi, e me u bë unë kriminel mos me njoftë veten ma ka bë vetëm shteti im, prokurorët e vendit tim. Në fjalën time përfundimtare i kam thënë prokurorit Atdhe Gashi, a kemi hyp në liftë vetëm unë dhe ti a mi ke lyp 120 mijë euro për me u tërheq nga akuza, tha jo, thash po mi ke lyp. A pe sheh që me shpifje e rrena më ke mbajtë me 10 vite nëpër maltretime, që 6 vite jam njeri pa punë”,deklaroi ai.

Shënim. Deklaratat për prokurorin dhe hetuesin përfaqësojnë pretendimet e Milaim Zekës. Aktgjykimi dënues është objekt shqyrtimi në Gjykatën e Apelit./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.